Lajme

Kurti Gashit: E pafundme është papjekuria juaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti të papjekur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi po i ndërhynte gjatë fjalimit.

Kurti i tha Gashit të hënën në Kuvend se mund ta marrë sa të dojë fjalën, por nuk duhet ta ndërpresë.

“Deputeti Gashi, se qytetarët e Republikës nuk po e shohin që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu. Qytetarët e Republikës nuk e dinë pse nganjëherë po marrë kohë më shumë sepse po duhet të pres që të ndaleni ju . Për mua, deputeti Gashi, vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj, mos më ndërpritni, sa herë e doni fjalën, e merrni, mos më ndërpritni. Se qytetarët s’e dinë pse fjalimi im ka pauza. Fjalimi im të dashur qytetarë ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *