KryesoreLajme

Kurti: Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes ka thënë se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës të investimeve. Ai ka uruar që Gjykata Kushtetuese nuk do ta hedhë poshtë ligjin për Fondin Sovran të Kosovës.

“Urojmë që të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ligjin për çmimin tavan për produktet bazë dhe të tjera”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Pse të dy në burg

Rruga Press

YouTube player