KryesoreLajme

Kurti: Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në fillim të mbledhjes ka thënë se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës të investimeve. Ai ka uruar që Gjykata Kushtetuese nuk do ta hedhë poshtë ligjin për Fondin Sovran të Kosovës.

“Urojmë që të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për Byron për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ligjin për çmimin tavan për produktet bazë dhe të tjera”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Instituti i Krimeve të Luftës i dorëzon Konjufcën raportin vjetor mbi krimet serbe të luftës në Kosovë

Rruga Press

YouTube player