Lajme

Kurti flet për raportimet e mediave serbe se Britania furnizoi me raketa Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me raportimet e disa mediave serbe, se Britania ka dërguar armë raketore në Kosovë.

Kurti e mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk bën që deklaratat nga Beogradi të merren si fakte.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi, nuk bën kurrsesi që të merrni si fakte. Këtë na mëson e kaluara dhe e tashmja jonë. Ne e kemi rritur buxhetin për 52% për ushtrinë. Për të gjitha hapat e mëtutjeshme që ne i marrim, duhet t’i merrni informacionet nga qeveria, ministria e mbrojtjes e nga FSK-së”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla e McKay flasin për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës

“Mos i merrni deklaratat e tyre për fakte, e pastaj të na bëni pyetje neve”, shtoi tutje kryeministri.

Mediat serbe gjatë ditëve të fundit kanë shkruar se Britania e Madhe ka dërguar raketa në Kosovë, e për këtë sipas mediumeve serbe, Vuçiq do të kërkojë shpjegim nga kryeministri britanik Boris Johnson.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *