(Video) Kurti: Është detyrë e secilit ta ruaj kuletën e shtetit
Në konferencën ku u prezantuan masat e reja kundër COVID-19, kryeministri Albin Kurti është deklaruar për shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për derivate.
Kurti ka thënë se është detyrë e secilit, sidomos e personave të zgjedhur dhe shërbyesve civil, që ta ruajnë kuletën e shtetit.
Më tutje, kryeministri Kurti ka theksuar se e kupton plotësisht indinjatën e qytetarëve për këto shpenzime. Nga ana tjetër, piketimi i ndonjë deputeti apo deputeteje të veçantë është i padrejtë. Këto rregullore të kompensimit janë praktika të trashëguara nga më parë, të cilat duhet të ndryshohen, theksoi z. Kurti
Rruga Press