KryesoreLajme

Kurti: Ekziston një frikë e ankth në Evropë nga kthimi i mundshëm i Trumpit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Semafor”, gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë se ka një rritje të stresit dhe frikës tek liderët evropianë kur flitet për një rikthim potencial të ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti, siç shkruan “Semafor”, ka thënë se përkrahja afatgjate e SHBA-së për Kosovën s’ka gjasa që të ndryshojë, por që me kthimin potencial të Trumpit është një frikë në gjithë kontinentin dhe Kosova s’bën dallim.

Ai tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij të dobëta me ish-të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Richard Grenell “mund të ishin sfiduese”, nëse Grenell siguron një pozicion tjetër të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare në një administratë të re Trumpit.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Kryeministri tutje u bëri thirrje vendeve perëndimore që ta lehtësojnë rrugën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Evropian, duke vënë në dukje rritjen e shpenzimeve në sektorin e mbrojtjes që arrin në 2% të PBB-së, një objektiv ky i vendosur nga aleanca ushtarake për anëtarët e saj.

“Ne meritojmë më shumë. Ne nuk e kemi kërcënimin e afërt si Ukraina apo si Moldavia nga Federata Ruse, por Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, madje edhe Mali i Zi, duhet të them, nuk janë plotësisht të sigurta. Nuk kemi frikë, por jemi vigjilentë. Vigjilenca jonë duhet të mbështetet edhe nga NATO”, tha Kurti.

Lexo më shumë  E konfirmon Hajrulla Çeku, punimet në “Fadil Vokrri” po shkojnë drejt fundit

Aii tha se polarizimi “i paprecedentë” në Shtetet e Bashkuara është gjithnjë e më shumë problem për liderët evropianë, të cilët duhet të përballen me pasigurinë që rrethon politikën amerikane në të njëjtën mënyrë sikurse edhe politikanët amerikanë: “Ka disa aspekte të qeverisjes, dhe politikbërjes si dhe të opinionit publik me të cilën SHBA-të po përballen për herë të parë në ditët e sotme”, shtoi Kurti.

YouTube player