Kryesore

Kurti e vlerëson “historike” hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si arritje historike hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë, në një ceremoni të organizuar nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) të mërkurën.

Me hapjen e korridoreve ajrore me Shqipërinë, Kurti ka thënë se kjo rrit mundësinë për çmime më të përballueshme të biletave dhe mbrohet ambienti më mirë.

“Gjithashtu, shkurtohet koha e fluturimeve për tetë deri në 12 minuta. Është arritje historike”, ka thënë Kurti.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se hapje e korridoreve të reja ajrore do të ndikime të shumëfishta, përveç lirimit të biletave dhe shkurtimit të udhëtimeve.

Lexo më shumë  “Projekti” i (pa)kuptueshëm i Federatës së Shqipërisë: Evropian me Serbinë

“Ka rëndësi të veçantë sepse do të ketë më pak djegie të kerozinës, më pak lirim të CO2-shit, më pak ndotje të ambientit”, ka deklaruar Aliu.

Samir Bllacaku, drejtor i ASHNA-së, ka thënë se ky është hap i rëndësishëm për shërbimet ajrore në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka theksuar se kjo është me të vërtetë storie e suksesit për Kosovën e aleatët e saj.

“E kemi trajtuar këtë çështje bashkë me autoritetet e AAC-së, ASHNA-s, NATO-s, Zvicrës e SHBA-së. Theksoi se tash nuk është e nevojshme që aeroplanët që vinë nga vende si Evropa qendrore kah Maqedonia, gjë që e zgjaste rrugën. Ka vetëm fitues nga kjo, kështu që herën tjetër kur të shkoj ta vizitoj vajzën time në Vjenë do t’i kursej 20 minuta”, është shprehur Rohde.

Lexo më shumë  Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Hapja e korridoreve me Shqipëria u njoftua në fund të muajit të kaluar. Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër.

Rruga Press

YouTube player