KryesoreLajme

Kurti e Rohde diskutojnë për procesin zgjedhor

Kryeministri Albin Kurti ka diskutuar me ambasadorin gjerman në Kosovë për zgjedhjet që së fundmi u mbajtën në të dyja shtetet, në Kosovë dhe në Gjermani.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërshtetëror e thellim të marrëdhënieve bilaterale.

Lexo më shumë  Qeveria premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

“Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje fituan mbi 40 për qind të votave, sipas trendëve aktualë të numërimit nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase zbulon bashkëpunimin Rusi-Iran në luftë: Moska kishte pamje satelitore të bazës amerikane që u godit!

Ndërkaq në Gjermani, Aleanca konservatore CDU/CSU doli e para. Rritje të dukshme pati e djathta ekstreme.

YouTube player