KryesoreLajme

Kurti e Nagavci vizitojnë UP-në, i japin mbështetje avancimit të programeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Arsim Ademi, vizituan sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku u mirëpritën nga rektori Arben Hajrullahu.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim, u diskutua për mundësitë e avancimit të degëve të studimit, me synim që Universiteti i Prishtinës të tërheqë edhe më shumë studentë në vitet e ardhshme.

“Po ashtu, u diskutua për nevojat dhe planet për investimet në infrastrukturë dhe modernizimin e programeve studimore, si dhe për sfidat e ndryshme me të cilat po përballet universiteti publik. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se qeveria është përherë e gatshme të ofrojë mbështetje të plotë institucionale për adresimin e nevojave dhe sfidave të UP-së, duke e konsideruar Universitetin e Prishtinës si themel të arsimit të lartë dhe zhvillimit shoqëror në vend”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Tutje sipas njoftimit, ministrja në detyrë Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, teksa siguroi se MASHTI do të jetë partner i përhershëm i universitetit në përmirësimin e kushteve për studentët dhe stafin akademik.

Takimi u mbajt dy javë para fillimit të vitit të ri akademik dhe u vlerësua si bashkëbisedim i rëndësishëm drejt përgatitjeve për këtë vitit të ri akademik.

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet
YouTube player