KryesoreLajme

Kurti e liron nga detyra Emilija Rexhepin pas zgjedhjes si nënkryetare e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Vendimi është marrë pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.

Rexhepi, e cila ka shërbyer si pjesë e ekzekutivit gjatë mandatit të kaluar, tani do të vazhdojë angazhimin e saj në legjislativ, duke përfaqësuar interesat e komuniteteve jo-shumicë në kryesinë e Kuvendit.

Rruga Press

YouTube player