KryesoreLajme

Kurti e Konjufca nderojnë të rënët në Sllovi të Lipjanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Gluak Konjofca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në fshatin Sllovi të Lipjanit, në përkujtim dhe nderim të të vrarëve dhe masakruarve shqiptarë.

Në 25-vjetorin e masakrës së Sllovisë së Lipjanit, gjatë bashkëbisedimit me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, Konjufca ka theksuar se masakrat e kryera gjithandej Kosovës janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës, për të cilat Kosova nuk do të pushojë asnjëherë së kërkuari drejtësi.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Kreu i Kuvendit ka thënë se këto ditë janë ditë të dhimbjes, por edhe të krenarisë, për arsye se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë.

“Sot bëra homazhe për nder të martirëve të Sllovisë, duke iu përkulur me respektin më të lartë sakrificës sublime. Dhimbja është shumë e madhe kur e dimë se sa shumë dha populli ynë për lirinë që e gëzojmë sot. Martirët tanë janë dëshmia e së drejtës sonë, e obligimit për drejtësi, të cilën nuk do reshtim kurrë së kërkuari. Ata janë thirrja ndaj ndërgjegjes sonë individuale dhe kolektive se duhet të bëjmë vazhdimisht më shumë për Kosovën”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999 policë, ushtarë e paramilitarë serbë në kuadër të operacioneve gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, vranë dhe masakruan në Sllovi të Lipjanit 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

Rruga Press

YouTube player