Lajme

Kurti e Escobari diskutojnë për rrezikun e konflikteve të mundshme në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, është takuar sot  me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherësh i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim Kurti është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedent ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  22 organizata shqiptare reagojnë ndaj dhunës policore: Ndaloni dhunën, mbroni jetën dhe të drejtën për protestë paqësore

U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë.

Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina.

Lexo më shumë  Mes protestave në Tiranë, Parlamenti njofton se do të mblidhet të enjten

Kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *