KryesoreLajme

Kurti e Clarku diskutojnë për zhvillimet rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të enjten me gjeneralin amerikan, Ëesley Clark, njëherësh ish-komandant i NATO-s gjatë luftës në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Clark u interesua mbi planet zhvillimore të Kosovës, si dhe me Kurtin diskutuan “përparimin që ka shënuar vendi ynë”.

Në takim me Kurtin ishte edhe djali i ish-komandantit të KFOR-it.

Lexo më shumë  Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim gjeneralin Ëesley Clark, njëherësh ish-komandant suprem i NATO-s gjatë luftës në Kosovë e që vazhdon të mbetet mik dhe përkrahës i popullit dhe shtetit të Kosovës. I shoqëruar nga i biri që i ka përtërirë emrin dhe bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme, ushtaraku amerikan u interesua për planet zhvillimore të Republikës së Kosovës në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në botë. Bashkë diskutuan përparimin që ka shënuar vendi ynë, për zhvillimet aktuale rajonale, dhe për mundësitë e bashkëpunimit. Kryeministri Kurti falënderoi gjeneralin Clark për interesimin e vazhdueshëm për vendin tonë, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çka i jemi mirënjohës gjithmonë”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Analiza e DW: A po dështon modeli i Melonit me qendrat e azilit në Shqipëri?
YouTube player