Lajme

Kurti: Duhet pastrim i listave, ka një trefishim të numrit të veteranëve, duhet mbrojtur veteranët e vërtetë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë thirrje që çështja e veteranëve të luftës të zgjidhet me gjuhen e fakteve dhe dialogut, e jo me kërcënime brenda e jashtë kuvendit.

Kurti tha se nuk ka një qeveri në Kosovë, e cila nuk ka shfaqur vullnetin e interesimin për mirënjohje e falënderim ndaj kategorive të dalura nga lufta, por sipas tij, duke mos e braktisur të vërtetën e duke mos e politizuar atë.

Lexo më shumë  “Reformat që lidhen me BE prekin çdo qytetar”/ Ambasadorja De Sousa: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim! Procesi duhet të jetë transparent

“Qartazi, zgjidhja mund të gjendet, por nevojitet konstruktivitet e bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur më 14 shkurt 2021. Do të flasë sërish në zgjedhjet e ardhshme”.

“Paralelisht me këtë, ta kemi një spastrim të listave sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit të lavdishëm të luftës çlirimtare duke e konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së”, tha Kurti para mediave në Gjilan.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

Tutje, ai tha se ka një trefishim të numrit të veteranëve dhe sipas tij, duhet mbrojtur lufta çlirimtare e veteranët e vërtetë nga ata të cilët, siç tha ai, nuk ishin të tillë.

Rruga Press

YouTube player