KryesoreLajme

Kurti: Draftstatuti i BE-së nuk është “Zajednica” që e parashihnin marrëveshjet e viteve 2013/2015

Kryeministri Albin Kurti, gjatë raportimit në Kuvend ka thënë se Draftstatuti i BE-së nuk është “Zajednica” që e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013/2015.

Sipas tij ai e ndërpret “trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015”.

“E para, drafti e ndërpret trashëgiminë mosnjohëse të Kosovës që ishte çimentuar në marrëveshjet e 2013 dhe 2015, pra drafti ka qartësi sa i përket njohjes së Republikës si shtet i pavarur ku serbët do jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër minues për Republikën. Kjo qartazi nuk është Zajednicë ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e viti 2013 dhe 2015 sepse asisoj do të ishte e padiskutueshme. E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bën të qartë që mekanizmi që do themelohet do ketë karakter bashkëpunues, pra nuk do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik, të komunave, organeve qendrore, askujt. E treta, drafti e mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’u projektoj një të ardhme jashtë kufijve të Kosovës apo në mosnjohje të kufijve të Kosovës, rrjedhimisht të jetonin me ndjenjën e imponuar nga Beogradi për luftë për territor, shkëmbim territorial a bashkim me këdo tjetër. Drafti e bën të qartë që çfarëdo ndryshimi i statutit bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe t’i ketë dhënë aktgjykim lejues Kushtetuesja. Kjo e përmbys atë që e bënin marrëveshjet e viteve 2013 e 2015”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar draftstutin e BE-së për Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

Ai ka thënë se nuk vjen në shprehje kurrfarë pranimi pa e parë atë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë ata që kanë thënë se e kam pranuar draftstatutin. Një draft të tillë unë nuk e kam pranuar ende dhe kurrfarë pranimi nuk vjen në shprehje pa e parë ju”, është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Por, ai ka thënë se nuk e kupton pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës, e nuk po është i gatshëm ta nënshkruajë me të.

“Unë nuk e kuptoj presidentin e Serbisë që ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Asociacionin me dy kryeministra të Kosovës pse nuk e bën të njëjtin gjë tash me mua. Serbia ose ta pranojë nënshkrimin ose të pranojë që nuk është e interesuar për një Asociacion. Më 26 tetor ka treguar se nuk është e interesuar për një Asociacion”, ka theksuar Kurti.

“Ai ka nënshkruar edhe me LDK-në edhe me PDK-në, aman tregomëni qysh ia keni bërë ju që ai nënshkruante me juve. Me mua po ik s’po nënshkruan. Me dialogun e juaj ai ishte konstant, e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, e tash ne jemi konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”, është shprehur Kurti.

Rruga Press

YouTube player