Kurti: Dhjetë veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku, 4 më shumë se Hamza
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sërish për ofertat që i ka bërë dy partive opozitare LDK-së dhe PDK-së. Kurti tha se ofertat e tij kanë qenë gjeneroze, por të cilat u refuzuan nga këto dy parti të cilat sipas tij s’janë të interesuara t’i zhbllokojnë proceset.
Kurti madje tha se kishte ofertë gjeneroze për Bedri Hamzën për të cilin tha se ka më pak vota se katër deputet të VV-së dhe Lumir Abdixhiku për të cilin tha se 10 deputet të VV-së janë më të votuar se ai.
“Legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedh presidentin, duhet të evitohen zgjedhjet e reja të cilat janë të panevojshme. Duhet t’i funksionalizojmë institucionet, kemi kuvend, qeveri, duhet të kemi president. Duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve. Pranimi i rezultatit nenkupton që 22 deputet janë 1/3 e mazhorancës. Duhet ta kuptoni dhe poziten time të vështirë. VV i ka 51 përqind të votës. Është rezultat i paparë dhe do të duhej të sillemi në përputhje me rezultatin. I kam ofruar Hamzës që të bëhet rrokadë mes Haxhiut dhe nënkryetarit të PDK-së që është Vlora Çitaku. Lirisht PDK le ta bënë Bedri Hamzën ose Vlora Çitakun kryetar të Kuvendit, Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare. Kjo s’është pak se Haxhiu ka më shumë vota se Hamza. Katër deputet në VV janë më të votuar se Hamza . Ky është koncension i madh që bëjmë ne. Edhe Hekuran Murati ka më shumë vota se Hamza. 10 veta në VV janë më të votuar se Abdixhiku. Ejup Maqedoni ka më shumë vota se Abdixhiku. Pra duhet ta respektojmë rezultatin. S’mund ta shkelim vullnetin e popullit. Kam bërë ofertë gjeneroze. Kryetari i LDK zëvendëskryeministër dhe minister i punëve të jashtme, t’i ketë 4 ministri. Ose versioni tjetër ku Abdixhiku bëhet kryetar Kuvendi. Ofertat janë është gjeneroze, por s’janë të interesuar të zhbllokojnë”, tha Kurti.
Rruga Press

