Lajme

Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut bisedojnë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.

Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.

Lexo më shumë  Eksperti i sigurisë nga Instituti “Octopus”: Serbia kërcënon sërish, BE-ja duhet të reagojë

Në komunikatën për media thuhet se në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *