KryesoreLajme

Kurti dhe kandidatët e LVV-së vizitojnë fermën gjigante në Prizren: Mbi 300 milionë euro mbështetje për bujqit

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi dhe Nora Arapi kanë vizituar gjatë ditës së djeshme fermën e lopëve qumështore “Rudina”.

Kjo fermë, e cila mbarështon rreth 250 krerë gjedhë, radhitet si një ndër bizneset më të mëdha dhe më të rëndësishme të këtij sektori në Kosovë.

Lexo më shumë  Kërkohet një muaj paraburgim për arsimtarin e dyshuar për bashkëpunim me BIA-n

Gjatë kësaj vizite u vu në pah suksesi i reformave në bujqësi, ku përmes programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbështetur mbi 120 mijë fermerë në mbarë vendin.

Shuma e ndarë në formë grantesh dhe subvensionesh ka arritur në mbi 300 milionë euro, duke shënuar një infuzion historik për prodhimin vendor.

YouTube player