Lajme

Kurti dënon diskriminimin ndaj minoriteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhje dhe i ka dënuar aktet e fundit të diskriminimit dhe dhunës fizike ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, të shfaqura në Gjakovë e Prizren së fundmi.

Në një fjalim në Samitin e antigjipsizmit, Kurti ka thënë se këto akte janë të dënueshme, e se të gjithë qytetarët në vend janë të barabartë.

“Këto janë akte të dënueshme si nga ligjet tona e po ashtu edhe nga ndërgjegjja jonë. Nuk është as në kulturën e as në historinë tonë që të jemi diskriminues e aq më pak përjashtues. Qytetarët e çdo etnie, komuniteti e race janë në radhë të parë qytetarë të barabartë të Republikës tonë. Ata janë kolegët tanë që punojnë krah nesh në qeveri; janë policët të cilët patrullojnë rrugët tona; janë ushtarët që ruajnë kufijtë tanë; janë mësuesit e punëtorët kudo në vendin tonë që mundohen të jetësojnë ëndrrat e tyre e të japin kontributin e tyre këtu në vendin tonë të përbashkët. Aktet e dhunës janë akte që nuk mund e nuk duhet t’i injorojmë, por të flasim hapur për burimin e tyre e t’i trajtojmë drejtë nga autoritetet tona. Ne duhet të punojmë e të jetojmë së bashku sepse armiku ynë i përbashkët është papunësia, korrupsioni e padrejtësia, por nuk e kemi armik njëri tjetrin”, ka thënë ai, sipas komunikatës së Qeverisë.

Lexo më shumë  Gazeta “Politika” e Beogradit, 1989: Njësia speciale kundër shqiptarëve në grevën e Trepçës, roli i Nuredin Ibishit në njësin speciale serbe – FAKTE!

Kurti ka thënë se Qeveria e tij ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta për këto komunitete për vitin shkollor 2021/22 dhe ka synim rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin arsimin e lartë. Është zotuar për bursa prej 300 eurosh për një vit mësimor.

“Prandaj ne kemi filluar edhe programin për shtesat për lehona dhe për fëmijë, nga të cilat fitojnë të gjithë qytetarët e Republikës pa dallim, pra që të rrisim mundësitë për të gjithë, jo vetëm si premtim por si veprim konkret. Andaj ju bëj thirrje të gjithëve që të respektojmë dhe të pranojmë njëri-tjetrin. Është e vërtetë se me Kushtetutë të drejtat i kemi të garantuara, kurse para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë, mirëpo për të arritur barazinë që synojmë duhet të hapim edhe mendjet e zemrat tona. E për këtë duhet të punojmë së bashku sepse kërkohet më shumë”, ka vazhduar ai.

Lexo më shumë  Kurti e fton të investojë në Kosovë ministrin arab të Investimeve

Ditë më parë në Gjakovë u raportua se disa romë nuk kanë marrë shërbim në një kafeteri, ndërsa në një qendër tregtare në Prizren një rom u rrah nga sigurimi me arsyetimin se nuk kishte maskë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *