Lajme

Kurti: Çdo shqiptar në diasporë është ambasador yni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin “Karvani i Diasporës”, që sot u mbajt në Podujevë.

Kurti i falënderoi ata që, siç tha ai, na bënë bashkë këtu pranë përmendoreve të heronjve dhe të dëshmorëve, të atyre që dhanë gjithçka në mënyrë që ne të jetojmë të lirë në atdheun tonë, në vendlindjen tonë.

Bëhet e ditur se po ashtu, ai i falënderoi posaçërisht mërgimtarët që asnjëherë nuk po e harrojnë Kosovën, nuk po e harrojnë Podujevën, dhe po vinë këtu të çmallen me familjen e tyre, me farefisin e gjerë, por edhe me miq e dashamirë që i kanë në vendlindje.

“Republika e Kosovës i ka 1.85 milionë banorë, po i ka rreth 2.5 milionë qytetarë. Pra mund të thuhet që gati çdo i treti që është qytetar nuk është edhe banor. Ne e kemi diasporën, mërgatën shumë të madhe dhe ajo ka pasur një rol të madh historik në politikë, në ekonomi dhe në kulturë”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

“Më tej, ai tha se duke iu falënderuar mërgatës sonë, ne e kemi financuar luftën çlirimtare dhe e kemi sot lirinë, por gjithashtu duke iu falënderuar mërgatës sonë ne e kemi edhe paqen sociale për shkak të dërgesave, remitancave që i dërgon ajo. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vjetët e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë euro i kanë sjellë bashkatdhetarët tanë si dërgesa në vendlindje. Ndërkaq, investimet janë më shumë se 1 miliard e gjysmë gjatë këtyre 5 vjetëve të fundit”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Kurti më tej u shpreh se është i interesuar që fëmijët e disaporës të priten sa më mirë në Kosovë, duke thënë se do ta mësojnë gjuhën dhe do ta duan më shumë vendin e tyre.

“Ne besojmë që është i mundshëm integrimi pa asimilim, dhe me ministritë tona do t’ju ndihmojmë për këtë gjë. Në veçanti e kemi programin “Diplomacia qytetare”, sepse ne konsiderojmë që bashkatdhetari ynë është diplomati më i madh i Kosovës, çdo shqiptar që është në diasporë është ambasador yni”, u shpreh ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *