KryesoreLajme

Kurti: Buxheti 2025 projektohet të jetë 3.6 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se buxheti i vitit 2025 projektohet të jetë 3.6 miliardë euro.
Deklaratën e ka thënë në mbledhjen e Qeverisë, që pikë të vetme të rendit të ditës e ka shqyrtimin e Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025.

Kurti ka njoftuar se 105 milionë euro janë ndarë për nevoja të shëndetësisë, me qëllim që të sigurohen barnat esenciale, ndërsa 87 milionë euro janë ndarë për nevoja të sigurisë e mbrojtjes, municion e pajisje furnizime të nevojshme “që Policia e ushtria t’i kryejë detyrat me efikasitet”.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Kryeministri Kurti bëri të ditur se janë ndarë 930 milionë euro për investime infrastrukturore e 60 milionë euro për skema të shtesave për fëmijë.

Për premtimet e partive opozitare, Kurti u shpreh se ato janë boshe, duke shtuar se “emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohet”.

YouTube player