Lajme

Kurti: Burim i korrupsionit janë bizneset e lidhura me njerëz të politikes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumë biznesmenë me politikanë kanë vjelë taksat e qytetarëve dhe pasuria e tyre nuk justifikohet.

Sipas tij, ashtu siç konfirmohet nga KRPP, prokurimi është kthyer nga ajo me letra në online duke shmangur në masë të madhe keqpërdorimet në prokurimin publik.

“Kjo i ka ndihmuar OJQ-të dhe mediat. Të gjitha këto arritje janë falë bashkëpunimi të shumë akterëve si dhe falë angazhimi të USAID-it. Prokurimi publik duhet të jetë i mirë planifikuar me zyrtarë profesional me integritet moral. Ne e dimë që korrupsioni është sillë rreth qeverive. Pas 14 shkurtit korrupsioni nuk mund të lidhet me nivelin e lartë institucional. Nëse vërtetohet e kundërta do të marrim masa ekstreme sepse korrupsioni ka 0 tolerancë për neve. Qytetarët përfitojnë kur nuk ka korrupsion dhe kontribuojnë për shtetin sepse e kanë më të lehtë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Hyseni: Kosova avancon statusin në NATO, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë

Sipas tij, skandale të shumta kanë bërë të bie besimi në OSHP, derisa ka shtuar se ka shpresë se bordi i ri do ta rregullojë këtë.

“Nuk mjafton të kemi progres, progresi duhet të jetë i qëndrueshëm i pakthyeshëm. Duhet të hapen kontratat publike me përjashtim të atyre që kanë sekrete shtetërore. Nuk ka asnjë sekret afarist që nuk mund të publikohet i redaktuar. Duhet të gjetur që publikimi të jetë i thjeshtë që qytetarët t’i shohin më lehtë. Nuk duhet të marrin pjesë në prokurimin publik kompanitë që operojnë me parajsa fiskale. Burimi kryesor i korrupsionit janë kontratat e korruptuara dhe favorizimi i bizneseve që janë të lidhur me njerëz të politikës”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Konjufca: Vendim i shkëlqyer avancimi i statusit e Kosovës në NATO

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *