Lajme

Kurti bisedon me këshilltarin e presidentit Biden, e siguron për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, Jake Sullivan.

Kurti e falënderoi Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare, teksa kërkoi ndihmë më të madhe kundër siç tha ai, planeve luftarake të Serbisë.

“E sigurova atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Kujtojmë se gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i tërheqë trupat ushtarake rrotull kufirit me Kosovën.

Rruga Press

YouTube player