KryesoreLajme

Kurti bëri homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri sot homazhe pranë varrit të dëshmorit Agron Rrahmani, në nderim të 27-vjetorit të rënies së tij heroike në përballje me forcat armike.

Vrasjen e dëshmorit Rrahmani, vetëm pesë ditë pas vrasjes së Bahri Fazliut, Kurti e cilësoi si goditje shumë të madhe për luftën çlirimtare të Kosovës.

“Agron Rrahmani ka pasur edhe të njëjtën moshë me Bahri Fazliun. Në vitet ‘89-’90, që të dy po ashtu për disa muaj kanë qenë gjithashtu në burg, në kohën e demonstratave të atëhershme, dhe më pastaj janë organizuar bashkërisht pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me dallim prej pesë ditësh bien heroikisht në përballje me forcat armike”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun e Mbrojtjes së Kroacisë në Kosovë

Kujtimi dhe besnikëria ndaj Agron Rrahmanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, siç theksoi Kurti, ‘na ndriçojnë rrugën përpara për të ecur me mbrojtje të atdheut, me demokraci në institucione, me progres për shoqërinë dhe me zhvillim për ekonominë, për këtë brez dhe për brezat që do të vijnë’.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Pesë ditë pas vrasjes së Bahri Fazliut është vra edhe Agron Rrahmani dhe këto dy vrasjet e heronjve tanë të popullit, të luftëtarëve të paepur, të njerëzve aq të dashur e të veprimtarëve intelektualë kanë qenë goditje shumë të mëdha për luftën çlirimtare të Kosovës.

Agron Rrahmani ka pasur edhe të njëjtën moshë me Bahri Fazliun. Në vitet ‘89-’90, që të dy po ashtu për disa muaj kanë qenë gjithashtu në burg, në kohën e demonstratave të atëhershme, dhe më pastaj janë organizuar bashkërisht pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me dallim prej pesë ditësh bien heroikisht në përballje me forcat armike.

Lexo më shumë  Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro

Agron Rrahmani, sikurse edhe të gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, e përbëjnë historinë tonë, ndërkaq pikërisht kujtimi ynë për ta, besnikëria jonë ndaj tyre, na e ndriçon rrugën përpara në mënyrë që të ecim edhe me mbrojtje të atdheut, edhe me demokraci në institucione, edhe me progres për shoqërinë, edhe me zhvillim për ekonominë tonë, për këtë brez dhe për brezat që do të vijnë.

Lavdi Agron Rrahmanit dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

YouTube player