KryesoreLajme

Kurti bëri homazhe në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe në Poklek në 26-vjetorin e masakrës së Poklekut.

Më 17 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë i vranë 53 civilë shqiptarë. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej tyre 18 ishin më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje, prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Pasi i vranë, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.

Qeveria njofton se pas homazheve, kryeministri në detyrë Kurti, i shoqëruar nga deputetë të zgjedhur të Kuvendit, vizituan Shtëpinë Muze të Familjes Muqolli, e realizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda së cilës brenda ruhen kujtimet për të vrarët në masakrën makabre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti u takua me Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

Sipas njoftimit, Kurti vazhdoi për në Çikatovë të Vjetër, ku bëri homazhe në përkujtim të Masakrës së Çikatovës. Me vendosje të luleve dhe një minutë heshtje u nderuan 25 shqiptarët që u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe sot 26 vjet më parë.

Në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, kufomat e Masakrës së Çikatovës, forcat e armatosura të Serbisë i morën dhe i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Kurti ritheksoi se këto krime nuk mund të zhduken e as të harrohen. “E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe për liri dhe i përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit