KryesoreLajme

Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, sot në mëngjes bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në kompleksin në Marinë, në përvjetorin e rënies së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe 39 dëshmorëve të tjerë.

Mujë Krasniqi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, së bashku me 40 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin rënë në pritë, në Pashtrik, gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për në Kosovë. 

Lexo më shumë  Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

“Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ata u përballën me trupat serbe, duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashktrikut.Lavdi jetës e veprës së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, tha më këtë rast Kurti.

YouTube player