KryesoreLajme

Kurti: Beogradi t’i hapë arkivat e Prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve tek obelisku i personave te pagjetur në Prishtinë, tha të martën, se Beogradi duhet t’i hapë arkivat dhe të merret vesh e vërteta për të pagjeturit.

“Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd te hapën arkivat. Përveç qe duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria te ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi , i varrosen atje dhe më pas ku u zhvarrosen nga ato pesë varreza masive qe mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë. Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Osmani tha se sot përkujtohet një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Ajo ka thënë se Kosova bashkë me komunitetin ndërkombëtar duhet të angazhohen më shumë që Serbia të tregojë për vendndodhjen e të zhdukurve.

“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë. Bëjmë thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin qe Serbia të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregojë vendndodhjen e më te dashurve tanë”, ka thënë Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *