Lajme

Kurti: Asociacioni nuk do të kalojë në qeveri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka kaluar në Kuvend, por nuk ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, në popull e as në qeveri.

Gjatë fjalës së tij ditën e djeshme në seancën në Kuvend, Kurti u shpreh se Beogradi, që nga vjeshta e vitit të kaluar ka insistuar që marrëveshja të bëhet pasi të zbatohet Asociacioni.

Por sipas tij, kjo nuk u bë dhe është fitore për Kosovën.

“Zajednica ka kaluar këtu në kuvend, Zajednica nuk ka kaluar në Gjykatë, nuk ka kaluar as në popull e nuk kalon as në kryeministri e qeveri, por tek ju ka kaluar. Insistimi i Beogradit është të bëjmë marrëveshje pasi të zbatojmë Asociacionin dhe kjo nuk u bë. Kjo është fitore e jona, nuk është e imja, por e Kosovës dhe qëndrueshmërisë së saj”, theksoi ai.

Lexo më shumë  "Prostitucion intelektual...', pankartat kundër televizioneve të shitura në protestë

Ndër të tjera, Kurti tregoi se cila është marrëveshja më me rëndësi për të në raport me Serbinë.

“E kam listën prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht 2015, të gjitha marrëveshjet që janë 20 dhe nëse i marrim dakordësimet janë 39 për katër vjet, Asociacioni është ose e 9-ta ose 16-ta dhe marrëveshja për të cilën unë jam i interesuar është kjo për librat kadastral që është marrëveshja e 5 nëse janë 20 dhe e 8-ta nëse janë 39. Pasi Serbia i ka origjinalin dhe as kopjen nuk na e jep”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  The Guardian pasqyron detin me protestues që i kërkojnë dorëheqjen Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *