Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID-19, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
“Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.
Ndryshe situata me pandeminë COVID-19 në vend është mjaft shqetësuese. Javëve të fundit ka pasur rritje të madhe të numrit të të infektuarve por edhe rasteve të vdekjes nga coronavirusi.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 1891 raste të reja, kurse kanë humbur jetën 18 qytetarë.
Rruga Press