KryesoreLajme

Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të brendshme të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë nuk i thërret për të folur për çështje të brendshme të Kosovës.

Tha se takimin e fundit me ta e pati për të diskutuar për dy çështje, për shkuarjen e presidentit serb në Kremlin në paradën atje dhe për integrimet evropiane të Kosovës, por tha se ambasadorët nuk i thërret për të folur për opozitën.

Lexo më shumë  Maqedonci: Serbia si Rusia, ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën

“Kur i kam thirrur në takim ambasadorët e QUINT-it e Bashkimit Evropian nuk i kam thirr për t’i diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës. Unë nuk i ftoj ambasadorët e huaj që të flas për opozitën. Ata e kanë ngritur atë çështje. Unë i kam thirrur për dy gjëra, për udhëtimin e presidentit të Serbisë në Sheshin e Kuq në Moskë në Kremlin në Paradën atje. Tema e dytë ishte çështja e integrimeve evropiane të Kosovës, veçanërisht e Këshillit të Evropës. Unë kam mbajtur një prezantim në takim për këto dy tema dhe më pas ambasadori i BE-së e ka ngritur këtë gjë, ku ua ia kam dhënë përgjigjen time”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Rruga Press

YouTube player