Lajme

Kurti: Ambasadorët e Quintit s’mund të bëhen ministra, e ne të bëhemi zëvendësit e tyre, as ata nuk e duan këtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten në Kuvend se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i trajtojë ambasadorët e QUINT-it si ministra, a ata të bëhen zëvendës të tyre.

Kurti gjatë seancës së Kuvendit, ka thënë se bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë ekziston dhe se as ata nuk duan që të trajtohen si ministra.

“Vazhdimisht jemi në bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por ju duhet ta kuptoni, edhe ata presin të jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorë të QUINT-it, por ata s’behën dot ministra. Ministrat vijnë e shkojnë, por shteti mbetet. Bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarët nuk mund të jetë në mënyrën që ne t’i trajtojmë ata si ministra e ne të bëhemi zëvendësit e tyre, sepse as ata nuk e duan këtë gjë. Jemi në një fazë të ndjeshme, por edhe progresive në kuptimin demokratik e civilizues të fjalës”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti i thotë Scholzit se shpreson që Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Sipas Kurtit, Policia e Kosovës kurrë nuk është e nxitur kundër serbëve, duke shtuar se ajo ka konsideratë shtesë ndaj tyre, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve.

“Policia e Kosovës kurrë nuk është e orientuar kundër serbëve, përkundrazi ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë, pikërisht për shkak të keqinterpretimeve që mund të bëhen nga fqinji ynë verior” – theksoi ai.

“Ne kemi obligime që dalin nga kushtetuta dhe ligji, kur japin dorëheqjet, ka pastaj obligime. Presidentja konsulton krerët, caktohet data, ndjekin procedura edhe nga zyrtarët e KQZ-së, janë veprime shtetërore që i parasheh kushtetuta dhe ligji” – shtoi ai.

Kurti kërkoi edhe ndihmën e opozitës për t’i dhënë ide për dhe mbështetje për situatën në të cilën është vendi.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

“Duhet ta kuptoni që gjithçka që po ndodhe është çështje e shtetit të Kosovës dhe ne përpiqemi me aq çka mundemi e dimë, të jemi në shërbim të kësaj, të jemi në nivelin tonë të detyrës si zyrtarë shtetëror, dhe për këtë është mirë ta kemi ndihmën e juaj edhe me mbështetje publike edhe me ide konkrete, sepse besoj që qëllimin e kem të përbashkët” – shtoi ai.

Ditëve të fundit në komunat veriore ka pasur tensione, para pak ditësh janë sulmuar zyrat e komisionit qendror të zgjedhje, ndërsa dje është plagosur një zyrtar policor.

Ambasadoret e SHBA-së dhe Gjermanisë kanë kërkuar shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parapara më 18 dhjetor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *