Lajme

Kurti: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, me rastin e 34-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu kanë bërë homazhe te varrezat e tyre në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Me këtë rast kreu i Qeverisë, tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”.

Lexo më shumë  Haxhiu për interpretimin e melodisë nacionaliste serbe në Bruksel: Presim sqarim për përzgjedhje të papërgjegjshme

“Erdhëm të bëjmë nderim para dy dëshmorëve të kombit, edhe para UÇK-së ne kemi pasur çlirimtare, edhe para dëshmorëve të luftës së fundit kemi pasur dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu janë sinonim të saj shprehjes ‘deri në frymën e fundit’. Punuan bashkë e vepruan bashkë deri në frymën e fundit”, tha Kurti.

Më pas homazhe do të bëhen edhe në vendin e vrasjes së dy heronjve. Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen Bregu i Diellit.

Lexo më shumë  Pse NATO hoqi dorë nga samiti në Tiranë? Gazeta amerikane 'fik' Ramën: Aleatët të pakënaqur me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player