Lajme

Kurti: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”

Kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit Glauk Konjufca, me rastin e 34-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu kanë bërë homazhe te varrezat e tyre në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Me këtë rast kreu i Qeverisë, tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë sinonim i shprehjes “deri në frymën e fundit”.

Lexo më shumë  Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

“Erdhëm të bëjmë nderim para dy dëshmorëve të kombit, edhe para UÇK-së ne kemi pasur çlirimtare, edhe para dëshmorëve të luftës së fundit kemi pasur dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu janë sinonim të saj shprehjes ‘deri në frymën e fundit’. Punuan bashkë e vepruan bashkë deri në frymën e fundit”, tha Kurti.

Më pas homazhe do të bëhen edhe në vendin e vrasjes së dy heronjve. Ata ranë heroikisht në këtë datë të vitit 1989-të, në lagjen Bregu i Diellit.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player