KryesoreLajme

Kurti: 3.5 milionë euro investime për qendrat kulturore në Rahovec dhe Mamushë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot për investimet e reja qeveritare në infrastrukturën kulturore të komunave të Rahovecit dhe Mamushës, duke i cilësuar ato si projekte me rëndësi të madhe për jetën kulturore të rajonit.

Sipas Kurtit, 2.5 milionë euro janë duke u investuar në ndërtimin e Qendrës Kulturore në Rahovec, ndërsa gati 1 milion euro për Qendrën Kulturore Turke në Mamushë. Ai tha se punimet po ecin sipas planit dhe se pret që vitin e ardhshëm të bëhet përurimi i të dy objekteve.

Lexo më shumë  Daily Mail citon Irfan Azizin në gjykatën britanike: "Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin (Edi Rama) me urdhër të tij dhe për Ministrin e Brendshëm. Kam prova""

Kryeministri theksoi se këto projekte janë rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverisë dhe komunave përkatëse dhe se do të shërbejnë si hapësira të reja për zhvillimin e jetës kulturore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kurti, i cili vizitoi sot nga afër punimet në të dy qendrat, u shpreh se investimet në kulturë janë investime në komunitet, identitet dhe të ardhme.

Lexo më shumë  Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker

Rruga Press

YouTube player