KryesoreLajme

Kurti: 3.5 milionë euro investime për qendrat kulturore në Rahovec dhe Mamushë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot për investimet e reja qeveritare në infrastrukturën kulturore të komunave të Rahovecit dhe Mamushës, duke i cilësuar ato si projekte me rëndësi të madhe për jetën kulturore të rajonit.

Sipas Kurtit, 2.5 milionë euro janë duke u investuar në ndërtimin e Qendrës Kulturore në Rahovec, ndërsa gati 1 milion euro për Qendrën Kulturore Turke në Mamushë. Ai tha se punimet po ecin sipas planit dhe se pret që vitin e ardhshëm të bëhet përurimi i të dy objekteve.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Së shpejti do ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend pakon për Reformë në Drejtësi

Kryeministri theksoi se këto projekte janë rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverisë dhe komunave përkatëse dhe se do të shërbejnë si hapësira të reja për zhvillimin e jetës kulturore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kurti, i cili vizitoi sot nga afër punimet në të dy qendrat, u shpreh se investimet në kulturë janë investime në komunitet, identitet dhe të ardhme.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

Rruga Press

YouTube player