KryesoreLajme

Kurti: 19 marrëveshje, shumëfish më shumë sesa në një iniciativë rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë vëllazërore për çka nuk ka nevojë të ketë ndërmjetësues.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas nënshkrimit të 19 marrëveshjeve midis dy qeverive, Kurti u pyet për çështjen e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, për çka tha se takimi i së hënës nuk ishte rajonal, por bilateral e vëllazëror.

Po ashtu tha se 19 marrëveshjet e nënshkruara të hënën kanë më shumë peshë sesa marrëveshjet e tjera që kanë dalë nga iniciativat rajonale, duke iu referuar atyre të Ballkanit të Hapur.

“Jemi shumë të interesuar të bashkohemi në aspektin doganor, padyshim që në muajt në vijim do të rritet edhe shkëmbimi i ndërsjellë tregtar edhe investimet te njëri-tjetri. 19 marrëveshje, memorandume e protokolle, është shumëfish më shumë sesa marrëveshjet tjera që janë bërë në iniciativa rajonale. Sot lajm është përforcimi dhe avancimi i së përbashkëtës sonë dhe jo dallimi që dihet. Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes, kjo është çështja më e rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë, kjo është tejet vendimtare për një hov të madh ekonomik të kombit tonë në Ballkan. Prandaj komentet e dikujt, intrigat janë të pakrahasueshme me atë çfarë po bëjmë në këto mbledhje të përbashkëta”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Sveçla e Tomlinson inspektojnë masat e sigurisë në pikën kufitare të Morinës

Ai shtoi se për iniciativën rajonale nuk ka asgjë të re për të thënë dhe se pret që shumë shpejt të vazhdohet me Procesin e Berlinit.

“Me marrëveshjet bilaterale që nënshkruam ruajmë raportet tona të afërta teksa qëndrojmë të përbashkuar. Besimi i ndërsjellë social është dëshmuar të jetë qenësor në gatishmërinë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar. Vetëm brenda pesë vjetëve të fundit shkëmbimi ynë tregtar me Shqipërinë është shumëfishuar. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme. Kjo hekurudhë do ta lidhë Kosovën me vendet pranë nesh e që nuk janë të lidhura me ne”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Osmani pjesë e Samitit të Kopenhagës për Demokraci

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *