KryesoreLajme

Kurti: 17 muaj trajtim i lëndës nga Kushtetuesja, nuk zbeh bindjen që projekligji për Byronë është i duhur dhe i nevojshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të mërkurën për mbledhjen e 220 të Qeverisë e mbajtur sot.

Kurti tha se e kanë nisur mbledhjen me miratimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai tha se u desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga opozita parlamentare, por shtoi se kjo nuk ta zbeh bindjen e Qeverisë për siç thotë ai nevojën e këtij projektligji.

Lexo më shumë  Osmani: Ushtria është betim i përhershëm për atdheun dhe një garanci për paqen

“E filluam me miratimin e projektligjit të finalizuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. U desh të presim 17 muaj që Gjykata Kushtetuese ta trajtojë lëndën e dorëzuar nga opozita parlamentare, por kjo nuk e ka zbehur aspak bindjen tonë që ky projektligj është i duhur dhe i nevojshëm dhe që Byroja do të bëhet”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të NALT-it: Kosova sot është më e fortë se kurrë më parë falë aleatëve të saj

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për vendimet e tjera që mori Qeveria.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit