KryesoreLajme

Kurteshi akuza Thaçit dhe Veselit për urdhërimin e vrasjes së Astrit Deharit: Urdhëruan veglat e tyre në Prokurori, Gjykatë, AKI e Polici për ta inskenuar rastin

Anëtari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-es, Sami Kurteshi, ka akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin Kadri Veseli, se kanë dhënë urdhër “për vrasje” të Astrit Deharit. 

Në konferencën e mbajtur para Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e Deharit, Kurteshi i ka cilësuar Thaçin e Veselin si “majë të shtetit” që sipas tij, e kanë pranuar se Dehari është vrarë. 

Kurteshi ka thënë se të përfshirë në “inskenim” kanë qenë edhe Policia, Prokuroria dhe AKI-ja.

“Urdhri ‘për vrasje’ ka qenë politik nga maja e shtetit, fatkeqësisht në atë kohë nga presidenti i vendit dhe kryekuvendari që edhe në mjete të informimit kanë pranuar se është vrasje rasti i Deharit dhe ata kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejt për veglat e tyre në Prokurori, Gjykatë, AKI e Polici për ta inskenuar rastin”, ka thënë ai. 

Lexo më shumë  Haxhiu e Vitia për nder të Ditës së Gruas vizituan Klinikën e Gjinekologjisë

Sipas tij, pesë prokurorë që janë marrë me rastin kanë qenë në prag të pensionit.

Kurteshi ka thënë se kjo është përdorur si strategji e Prokurorisë që rasti të zvarritet.

“Rastin e kishte prokurori Metush Biraj. Ky prokuror vetëm ka nënshkruar sepse rolin kryesor e ka luajtur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Sylë Hoxha, që më vonë për këtë punë është dekoruar si prokuror i Prokurorisë Speciale. Sot është i pensionuar dhe punon avokat në Prizren. Po ashtu edhe Metush Biraj.  Prokuroria ka dërguar dëshmi të manipuluara në Lozanë (Institutin e mjekësisë ligjore në Zvicër).. Ka dërguar zarfe të zbrazëta. Ky është prokurori i pestë që pensionohet dhe nuk e ka përfunduar rastin. Nuk mund të fshihet një krim i vrasjes duke shkuar në pension dhe duke i lënë punët në gjysmë. Afrim Shefkiu për rreth 3 vjet e gjysmë nuk ka bërë asgjë pos që e ka marrë në pyetje rreth 2-3 herë Albulena Haxhiun për postimet në Facebook. Nuk ka dhënë asnjë urdhër për hetim të urdhërdhënësve për vrasjen e Astrit Deharit. Strategjia e prokurorisë: zvarritja e rastit, bartja e rastit te prokurorët parapensionistë që dorëzojnë stafetën e krimit nga njëri te tjetri. Rasti nuk mund të zvarritet në përjetësi, do të zbardhet”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

Rruga Press

YouTube player