Lajme

Kurba e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri shënon vetëm rritje

Gjatë javës së fundit, u dyfishuan të shtruarit në spital dhe rastet aktive të personave të infektuar me COVID-19, duke sjellë një përhapje të shpejtë të variantit Delta në të gjithë vendin.    

Numri i personave të infektuar me COVID-19 si dhe i atyre që përfunduan në spital shënoi rritje të vazhdueshme gjatë javës së fundit në Shqipëri, duke sjellë një përhapje të shpejtë të variantit Delta dhe rritje të mëtejshme të numrit të viktimave.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të shtunën 658 raste të reja nga 6527 testime të kryera. Një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 84-vjeçar nga Durrësi humbën jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave nga koronavirusi i ri në 2477.

Lexo më shumë  Ambasadori i Kosovës flet në Bruksel kundër kushtëzimit të Planit të Rritjes me dialogun me Serbinë

Vetëm gjatë javës së fundit, komplikacionet nga virusi Sars-Cov-2 u shkaktuan vdekjen 15 personave.

Në Spitalin Infektiv në Tiranë, numri i personave të shtruar në 24 orët e fundit është rritur gjithashtu me shpejtësi në 73 pacientë, nga 39 që ishin një javë më parë.

Rastet aktive në vend u dyfishuan gjatë një jave 5129 nga 2453 që ishin të shtunën e kaluar. Tirana vazhdon të mbetet vatra më e madhe e përhapjes së infeksionit, e ndjekur nga Shkodra dhe më pas nga Vlora.

Lexo më shumë  Suspendohet gjyqtari Agim Kuçi pas rastit të Enver Sekiraqës

Ndryshe nga shumë vende që po rikthejnë masat e distancimit social për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta, Shqipëria nuk ka ndërmarrë ende ndonjë vendim të tillë. Të shtunën, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i apeloi përgjegjësisë së gjithësecilit  dhe përsëriti kërkesën për vaksinim.

“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 në vend kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët..,’ shkroi ministrja në Facebook./reporter/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *