Argument

Kur Vuçiqi tenton të pushtojë Kosovën marrim vesh se tashmë ai ka pushtuar Qeverinë e Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit, që qëlluan në drejtim të policisë.

“Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo centimetër katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës ”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja më tej thekson se vlerëson konsensusin e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe partnerit strategjik, SHBA për të shtyrë me 30 ditë aplikimin e reciprocitetit në doganat me Serbinë.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA & BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës”, nënvizon Xhaçka.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pak më parë rreth kësaj çështjeje u shpreh edhe kryeministri Rama, me një të folur shumë të ngjajshme si kjo që shohim te znj. Xhaçka. Të dy e njohin sovranitetin e Kosovës dhe të drejtën e saj për ta ushtruar atë brenda territorit, e poashtu bëjnë thirrje që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për veprat kriminale.

Në të njëjtën kohë, të dy nuk thonë të njëjtën gjë, faktin se këto akte destabilizuese nuk vijnë nga qytetarë të thjeshtë serb, por vijnë nga grupe të strukturuara kriminale, me në krye Radojçiqin, zv. kryetarin e Listës Serbe i cili akuzohet dhe kërkohet për atentat dhe vrasje të një politikani serb në Kosovë. Ata e fshehin faktin se këta kriminelë që duhen sjellë para përgjegjësisë nuk janë kriminelë ordinerë, dhe asesi s’mund ta thonë se ata janë mafja e Vuçiqit në veri të Kosovës, të udhëzuar prej tij që të destabilizojnë Kosovën.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

Nëse Qeveria e Shqipërisë do të drejtohej nga njerëz të drejtë, atdhedashës e të pakorruptuar, sot nga Tirana do dëgjohej zëri i një kryeministri dhe ministrave që dënojnë linjën putiniste të Vuçiqit në rajon, e sidomos në lidhje me Kosovën.

Sot nuk do na thonin me nëntekst se këto akte destabilizimi vijnë nga kriminelë ordinerë, por do të bëhej lidhja e drejtpërdrejtë me Vuçiqin. Dhe thirrjet për mbajtje përgjegjësie do të drejtoheshin në drejtim të presidentit serb.

Kjo retorikë e turpshme e qeverisë së Shqipërisë tregon se sa e kapur është qeveria shqiptare nga presidenti serb. Kur Vuçiqi tenton të pushtojë Kosovën ne kuptojmë se ai tashmë e ka pushtuar Qeverinë e Shqipërisë, e për pasojë ndoshta edhe Shqipërinë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *