Kuriozitete

Kur u ndërtua rruga Egnatia?

Rruga Egnatia ishte rruga më e rëndësishme antike që lidhte bregdetin e Ilirisë së Jugut me Lindjen, si vazhdim i rrugës Apia në Itali.

Përmendet së pari në shek.II p.e.s. Pjesa e parë e rrugës kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, drejt Qafës së Thanës, mbi gjurmët e rrugës së lashtë ilire të Kandavisë.

Rruga e rregullt me trase, ura dhe stacione, u ndërtua në gjysmën e dytë të shek.I p.e.s. nën drejtimin e prokonsullit të Maqedonisë, G.Egnatius, nga i cili mori edhe emrin.

Rruga niste nga dy degë: nga Dyrrahu dhe Apolonia, që takoheshin në Skampini. Gjurmë të qarta të saj ruhen sot në Roskovec, Peqin, Topçias dhe traseja e plotë nga Xibraka në Qukës, në bregun e majtë të Shkumbinit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *