KryesoreOpinion/Aktualitet

Kur u bë e mundur që në pozita drejtuese në Maqedoni të Veriut të emërohen shqiptarë?

Shkruan Bekim Qoku

Kur u bë e mundur që në krye të kuvendit republikan të MV të emërohet një shqiptar?

– Që kur dihet se ai nuk do të dallojë aspak nga maqedonasit në raportin inferior institucional ndaj shqiptarëve.

Po kur u bë e mundur që në krye të financave të qeverisë së MV të vihet një ministër shqiptar?

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

– Prej kur dihet që ai do të vazhdojë t’i trajtojë me po atë nënçmim bashkëkombasit e tij sikundër ka bërë maqedonasi deri tani, në mos më keq. Në vend të diskriminimit pozitiv, vazhdon nënfinancimi i investive kapitale, i institucioneve në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Po kur u bë e mundur që në krye të Punëve të Jashtme që qeverisë së maqedonase të vihet një shqiptar?

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

– Prej kur nënkuptohet qartas që ai, shqiptarët e tij, do t’i shohë me syrin e snobit. T’i shohë siç i sheh një ndërkombëtar, pra, si popull i prapambetur, i varfër, i pavlerë, popull monedhë.

Dhe në fund, si mendoni, kur do të bëhet e mundur që në krye të qeverisë maqedonase të shohim një shqiptar?

YouTube player