Opinion/Aktualitet

Kur qeveria mori veprime në veri ndërkombëtarët vraponin cili i pari me kundërshtu e kërcënu, sot heshtje morti kur ekspertiza ndërkombëtare tregon se Serbia qëndron pas sulmit terrōrist në Ibër Lepenc

Nga Besnik Krasniqi

Çka i thonë kësaj pune: Kur qeveria mori veprime në veri, diku për ta forcu e diku për ta shtri autoritetin kushtetues, ndërkombëtarët vraponin cili i pari me kundërshtu e kërcënu.

Sot heshtje morti, kur edhe ekspertiza e institucioneve profesionale më kredibile ndërkombëtare po tregon se Serbia qëndron pas sulmit terrōrist në kanalin e Ibër Lepencit.

Aktakuza që u ngrit po kallxon që i dyshuari kryesor që u kap nga policia, është Jovan Viqentijeviq. Ai është toger në Agjencinë e Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, VBA.

Lexo më shumë  PDK deshi që rezoluta ta ketë emrin “rezoluta e PDK-së”, jo e Kuvendit të Kosovës

Ndërkaq, agjencia kryesore federale e hetimit në Shtetet e Bashkuara, pra FBI, pas ekspertizës gjeologjike që ka bërë, ka nxjerrë përfundimin se mostra e dheut të çizmeve që pas sulmit u sekuestruaran në shtëpinë e vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, nuk dallon me mostrat e dheut të marrë në vendin ku ndodhi krimi.

Pra, çizmet e togerit të inteligjencës ushtarake të Serbisë, përmbanin lloçin e vendit ku u kry sulmi në kanalin e Ibrit.

Kur agjencitë profesionale e konfirmojnë implikimin e Serbisë në sulm, pse politika nuk vepron.

Sa për rikujtim, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, pati deklaruar se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, u ndërtua qartësisht për të krijuar destabilitet. Por, atëkohë nuk tha se kush e ndërtoi.

Lexo më shumë  Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste - Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

Tani, administrata Trump do të duhej t’i lidhte faktet: Ato që i ka pasë Kasanof dhe këto të FBI-së dhe t’i jap emër e mbiemër agresorit.

Për Evropën as që ia vlen me harxhu rreshta. Sepse, brengë ka qysh me ia rujtë Vuçiqit pushtetin e cenuar nga protestat.

Rruga Press

YouTube player