Opinion/Aktualitet

Kur Presidentja Vjosa Osmani deklaron se i beson ambasadorit të saj, Martin Berishaj, shfaq maturinë dhe urtësinë e vet

Nga Hysamedin Feraj

Kur Presidentja Vjosa Osmani deklaron se i beson ambasadorit të saj, Martin Berishaj, shfaq maturinë dhe urtësinë e vet:

■ Ambasadoret/ambasadorët janë të besuarit e përfaqësimit të Republikës në vendet e tjerë, dhe institucioni dërgues/emërues nuk duhet të dyshojë në ta derisa nuk ka arsye të besueshme për të kundërtën.

■ Emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve është kompetencë e saj. Këtë kompetencë nuk mund t’ua bartë gazetarëve, sidomos atyre të përfshirë (njëanshëm) në fushata elektorale.

Përndryshe, mjafton të gjendet diku në botë një gazetar që akuzon ambasadorët tanë për krim, dhe Presidentja do duhej t’i shkarkonte menjëherë, pa asnjë veprim dhe kontroll tjetër. Me këtë, emërimi dhe shkarkimi i ambasadorëve tanë do të lihej në dorën e një gazetari, me një burim të vetëm ose me asnjë burim për faktet që i trillon vetëm për atë efekt.

■ Vetë gazetarët e kanë detyrë profesionale që çdo informacion ta kontrollojnë së paku nga dy burime, mundësisht të kundërt ose së paku të pavarur nga njëri tjetri. Kjo gazetari tashmë pothuaj ka vdekur, dhe bashkë me të edhe pushteti i gazetarisë mbi pushtetet e tjerë.

■ Ambasadori ynë nuk ka asnjë arsye me dhënë dorëheqje para procesit gjyqësor të nisur nga vetë ai, dhe sepse ambasadori i Kosovës në Kroaci nuk ka mundësi ta ndikojë në Slloveni sistemin e drejtësisë, prokurorinë, gjykatën apo avokatët në mbledhjen e fakteve apo mbrojtjen e dëshmitarëve.

■ Dorëheqja para dëshmimit gjyqësor të fajësisë kërkohet kur, për shkak të posteve që mbajnë dhe pushtetit që kanë, të dyshuarit kanë mundësi ta pengojnë dhe ta ndikojnë procesin e drejtësisë. Nuk mund të jetë dyshim i arsyeshëm: ambasadori i Kosovës, në Kroaci, i imponohet sistemit të drejtësisë në Slloveni!

■ Kur kërkohej ose kërkohet dorëheqja e politikanëve dhe funksionarëve të lartë publik në Kosovë para se të provohej faji në një proces të rregullt gjyqësor ndodhte pikërisht sepse kishin mundësi ta ndikonin atë proces. ■ Me këtë logjikë janë miratuar ligje për zhveshjen nga imunitetet e funksionarëve të lartë publikë në vendet përkatëse, por jo për kur procesi i drejtësisë i takon një vendi tjetër ku personi i përfshirë nuk gëzon kurrfarë imuniteti dhe pushteti.

Raste përjashtimi mund të ketë kur kërkohen nga  të Gjykata Ndërkombëtare, ose personat paraqesin me rrezikshmëri të lartë shoqërore të besueshme,  apo të shpallurit në kërkim ndërkombëtar etj. Dhe asnjë prej këtyre rasteve nuk ndodh për shkak të shkrimit të një gazetari të vetëm, dhe aq më pak të një militanti elektoral.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *