Sport

Bayern Munich synon të bëhet kampion nëse arrin fitoren ndaj Borussia Dortmund, formacionet zyrtare

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e njohur si ‘Der Klassiker’, e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga, ndeshje e cila pritet të zhvillohet në Allianz Arena me fillim nga ora 18:30.

Ekipi i Jules Nagelsmann vjen nga një seri prej katër fitoreve radhazi dhe synon të pestën ndaj rivalëve të mëdhenj, pasi me tri pikë do të shpallet edhe zyrtarisht kampion këtë sezon.

Në anën tjetër, ekipi i Marco Rose ka dy fitore radhazi dhe synon të tretën për t’ia pamundësuar titullin Bayernit këtë xhiro, pasi me tri pikët do t’i ofrohej në vetëm gjashtë pikë diferencë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bayern Munich: Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernández, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Müller, Coman; Lewandowski

Borussia Dortmund: Hitz; Wolf, Akanji, Zagadou, Guerreiro; Can, Bellingham; Brandt, Reinier, Reus; Haaland.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *