EditorialKryesore

Kur përfaqësimi dhe diplomacia e Kosovës në titull mban emrin e një politike thekshëm të shëndoshë dhe burrnore si ajo e Albin Kurtit

Nga Hana Fehmiu

Takimi me Kancelarin austriak, Karl Nehammer, paraqet nji vizitë dhe përfaqësim të shkëlqyeshëm bilateral të nivelit ndërkombëtar të Kryeministrit Kurti të Republikës së Kosovës, në Austrinë historike të kulturës, artit dhe diplomacisë.

Për t’u mos harruar assesi dhe në asnjë mënyrë as Ligjerata në Akademinë Diplomatike të Vjenës, po ashtu.

Ngjarje që duhet dokumentuar dhe transkriptuar mirë e me shumë vëmendje dhe kujdes të detajuar aktivist edhe arkivor.

Kjo sepse: ata pjesëmarrës dhe telespektatorë e virtualistë të rrjeteve sociale që panë të tërën, nga vizita e 12 janarit 2023 të Albin Kurtit në Vienë, përbëjnë edhe një realitet mase të gjërë dëshmitarësh të cilët patën rastin të mësojnë edhe se si ndërtohen, jo vetëm marrëdhëniet bilaterale ose dhe shumëfishe ndërkombëtare me subjektë nga bota : akademike, politike, mediale dhe kulturore, porse si shtrohen dhe vendosen me shumë kujdes të përpiktë paradigmat e mirëfillta të një historie të mbarë dhe të mirë me rrënjë thellë të ngulitur nga Ballkani. Ai të cilin historia e lashtë e njeh edhe si Gadishull Ilir, me shtrirje dhe ngritje drejt kulmeve dhe themeleve vlerorë të Europës amë si kontinent.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në panairin e bizneseve Hannover Messe, takon sipërmarrës të kompanive të ndryshme

Ky prezentim i vlefshëm jo vetëm si konsum por, të shërbejë dhe si shembull për të gjitha shtresat shoqërore të Kombit Shqiptar, të mishërohet thellë ndër realitete kombëtarë shqiptarë edhe si rrëfim suksesi, si pazëvendësueshmëri akademike dhe shkencore paraqitje e denjë e Kryeministrit Kurti me të gjithë miqtë e shqiptarëve në Austri. Shkollë. Nuk do t’i bënte dëm as mbarë regjionit si mësim. Sidomos liderëve të mbarë paletës politike perietale, paralele dhe perpendikulare. Me liri përzgjedhjeje të këndvështrimit, kush si të dojë.

Nji kënaqësi akoma më e madhe sesa dëshira të cilën pak ditë më parë dhe vetë e shpreha publikisht në një letër të hapur drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje! dhe e cila jo vetëm se m’u realizua, si të gjitha ëndrrat e plotësuara ndër shumë dëshira të jetës sime, porse dhe i tejkaloi ato. Tej pritshmërive edhe në skenarin dhe vizualen më piktoreske të dritë-hijes së pozitivizmit ideal që do të mund ta përngjyronin.

Lexo më shumë  BE-ja mbështet Serbinë për murë – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i bllokohet procesi i anëtarësimit

Republika e cila m’u mbrujt në qelizat e jetës, si ideal m’u gatua ndër vite në familje dhe shtëpi, në shoqëri e në shkollë, dhe si e tillë më ndoqi në secilin hap me frymëmarrjen e vendlindjes, edhe atëherë kur e nxjerrur larg saj.

Albin Kurti nuk paraqet thjesht një lider, subjekt a individ dhe as emër dhe mbiemër, porse personifikimin e shumës së të gjithë tiparëve realistë, historikë, politikë dhe kulturorë të një kombi – atij shqiptar në këtë rast fatlum.

Dhe po, vërtet lum ai dhe ajo që arrin të jetojë e të dëshmojë se jo patjetër e detyrimisht të gjithë janë profetë larg vendeve të tyre.

Edhe në vendlindje, kur duakan shqiptarët mundkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *