‘Kur pata nji lule t’bukur’ (VIDEO)
Isuf Myzyri lindi në Elbasan, në mars të vitit 1881.
Myzyri njihet për zërin e veçantë e tejet të këndshëm për veshin e secilit dhe njihet për mënyrën e jashtëzakonshme se si luante në violinë, një instrument ky të cilin këngëtari e kishte mësuar prej shokëve të tij.
Krijimtaria e Myzyrit bazohet në atë të popullit, meloditë e tij u bazuan në intonacionet popullore.
Repertori muzikor i Isuf Myzyrit përbëhet nga 16 këngë, kyesisht me përmajtje erotike, fetare dhe patriotike. Ndër më të njohurat janë: “Ma mirë n’pyll se n’qytet”, “Errësin’ e pyllit”, “Kur hyna n’port t’Kalasë”, “Në zabel të gjeta”, “Nji lulisht’ me trëndafila” etj.
Mirëpo, ndër këngët më të njohura të interpretuara nga Myzyri, është kënga ‘Kur pata një lule të bukur’, një këngë kjo vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot e kësaj dite, por është vetëm zëri i këngëtarit elbasanlli ai që këtë këngë e bënë të frymojë si askush tjetër.
Kur pata nji lule t’bukur
thashë se do ta kem përherë
iku fluturoi si flutur
edhe s’mujta me i marrë erë.
Lulen n’dorë unë kur e pata
kimetin nuk ia dita
vaj sa shpejt na u ngrysë nata
unë këtë gja nuk e prita
Lulja prej dorës ç’më ra
unë nga gjumi u zgjova
më la të shkretë si gur varri
dhe nga mendja shkallova
Unë prej lules s’kam t’largu
si asht’ gjithë kjo dashuni
dhe sa vjen duke u shtu
merre kupën edhe pi
Dy herë leva n’Elbasan
njofta lulen e vërtetë
pije myzyr si t’kam thanë
kjo është jeta e vërtetë.
Vdiq në tetor të vitit 1954 dhe 22 vite pas vdekjes, iu dha titulli ‘Artisti i Popullit, ndërsa në vitin 2006 u shpall ‘Qytetar Nderi i Elbasanit’.