Bota

“Kur kërkova avionë, nuk mendova këtë”, Zelensky “tallet” me vdekjen e Prigozhin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp nga Kievi të bëjë një batutë për vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zelensky fillimisht tha se Kievi nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Prigozhin, i cili raportohet se ka ndërruar jetë më 23 gusht pas rrëzimit të avionit të tij mbi Moskë.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

Më pas Zelensky bëri shaka duke lidhur apelin e tij të vazhdueshëm ndaj aleatëve perëndimorë për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 me vdekjen e shefit të Wagner.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë situatë. Unë mendoj se të gjithë e dinë se kush është i përfshirë. Kur kërkova nga partnerët mbështetje ajrore, nuk e mendova këtë“, tha me ironi Zelensky.

Lexo më shumë  Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në ShBA

Rruga Press

YouTube player