Bota

“Kur kërkova avionë, nuk mendova këtë”, Zelensky “tallet” me vdekjen e Prigozhin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka gjetur kohë që në një deklaratë për shtyp nga Kievi të bëjë një batutë për vdekjen e liderit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Zelensky fillimisht tha se Kievi nuk mban asnjë përgjegjësi për vdekjen e Prigozhin, i cili raportohet se ka ndërruar jetë më 23 gusht pas rrëzimit të avionit të tij mbi Moskë.

Lexo më shumë  Raporti amerikan: Rusia humbi më tepër këmbësori në përpjekje për të pushtuar Ukrainën

Më pas Zelensky bëri shaka duke lidhur apelin e tij të vazhdueshëm ndaj aleatëve perëndimorë për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 me vdekjen e shefit të Wagner.

Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë situatë. Unë mendoj se të gjithë e dinë se kush është i përfshirë. Kur kërkova nga partnerët mbështetje ajrore, nuk e mendova këtë“, tha me ironi Zelensky.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Rruga Press

YouTube player