KryesoreLajme

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit të raportuar me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku, duke deklaruar se është goditur “tinëzisht me telefon” nga Lushtaku.

Mehani tha se nuk e kishte besuar se një gjë e tillë mund të ndodhte, ndërsa theksoi se edhe sipas traditës shqiptare nuk sulmohet një person kur është në shoqëri të grave dhe fëmijëve.

Lexo më shumë  Goci: Kryeministri firmosi në fshehtësi lejen për resort në zonën e mbrojtur Pishe-Poro, SPAK të hetojë

“Sami Lushtaku është ai që më ka goditur me telefon, tinëzisht. S’e kam besu. Le të kthehemi edhe në traditat shqiptare: kur je me gra, nuk sulmohet njeriu. Unë dal me fëmijët e mi edhe me gruen. A do të thotë kjo se s’duhet me dal vetëm për shkak të qëndrimeve të mia?”, deklaroi Mehani në T7

Ai e cilësoi ngjarjen si të papranueshme dhe tha se qëndrimet politike nuk duhet të çojnë në përplasje fizike.

Rruga Press

YouTube player